Për ne

Excellence in service. Empowering healthcare.

Mbi dy dekada përvojë ndërkombëtare në sektorin farmaceutik dhe të kujdesit shëndetësor, Medical Group e ka origjinën që nga viti 2000, kur nisi si MCG (Medical Consulting Group), një iniciativë këshilluese e udhëhequr nga mjekë dhe profesionistë të shëndetësisë që mbështesnin programet ndërkombëtare humanitare të shëndetit në Kosovë dhe rajon. Këto kohë sfiduese, pas luftës, formësuan identitetin dhe misionin e kompanisë. Në vitin 2004, MCG u transformua në Medical Group L.L.C., duke u konsoliduar kështu në një partner të besueshëm në tregun farmaceutik dhe të kujdesit shëndetësor. Gjithnjë me fokus drejt së ardhmes, sot, Medical Group njihet si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të kujdesit shëndetësor në Kosovë dhe Evropën Juglindore. Excellence in service. Empowering healthcare.

Vlerat Bazë

Farmakovigjilenca

Një ekip i përgatitur, i përbërë nga personel i kualifikuar në disiplina të ndryshme, është trajnuar për të ndihmuar me sukses në çështjet e pajtueshmërisë farmaceutike, në mënyrë që të përmirësojë vazhdimisht cilësinë dhe sigurinë e produkteve.

Përgjegjësia Sociale

Known for direct support to patients and health institutions through the donation scheme of specific products, support of marginalized groups by advocating for their rights and also financial contribution to the promotion of innovative ideas, actions for improvement, access and qualitative healthcare services.

Shërbime superiore

All the employees and collaborators are professionally trained and oriented to education and continuous development, which affects the improvement of services and the whole work processes.

Ndikim pozitiv

Medical Group është e fokusuar në ndikimin pozitiv të zhvillimit të shërbimeve farmaceutike në vend. Qëllimi kryesor është mundësia e qasjes në trajtim dinjitoz për të gjithë qytetarëve.

Objektivat

Mënyra e duhur për ti bërë gjërat

Misioni dhe Vizioni

E themeluar dhe e udhëhequr nga vizioni për të ofruar zgjidhje shëndetësore inovative dhe të nivelit botëror, Medical Group ka riformësuar standardet e trajtimit mjekësor përmes bashkëpunimit ekskluziv me markat kryesore farmaceutike dhe mjekësore nga BE, SHBA dhe vende të tjera. Misioni ynë është ngritja e standardeve etike dhe klinike të kujdesit ndaj pacientëve, duke siguruar që çdo partneritet të kontribuojë në komunitete më të shëndetshme. Sot, ne vazhdojmë të sjellim terapi dhe teknologji inovative në tregjet tona.

Resurset Humane

Suksesi i Medical Group mbështetet tek njerëzit e saj.

Bërthama e ekipit profesional, përkrah themeluesit dhe partnerëve afatgjatë, mbron vlera të bazuara në integritet, përgjegjësi, përsosmëri, empati dhe etikë profesionale.

Medical Group investon në zhvillimin profesional dhe personal të anëtarëve të saj përmes trajnimeve dhe certifikimeve ndërkombëtare, duke nxitur kreativitetin, punën ekipore dhe mësimin e vazhdueshëm për të ofruar rezultate të shkëlqyera në kujdesin shëndetësor.

 

Objektivat

Për më shumë se njëzet vjet, Medical Group L.L.C. ka ngritur standardet e shërbimeve shëndetësore përmes partneriteteve strategjike me liderët ndërkombëtarë farmaceutikë dhe ekspertët mjekësorë.

Si një urë besimi, ka sjellë arritjet dhe idetë e inovatorëve globalë tek tregu dhe pacientët tanë lokalë.

Aktualisht duke operuar në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut, ekipi ynë i përkushtuar ka ndërtuar një reputacion për profesionalizëm, besueshmëri dhe inovacion.

Kodi i Sjelljes dhe Vlerat Etike

Politika e Kompanisë është që ta zhvillojë aktivitetin e saj në mënyrë të ndershme dhe etike. Kompania zbaton një qasje me tolerancë zero ndaj ryshfetit dhe korrupsionit dhe është e përkushtuar të veprojë në mënyrë profesionale, të drejtë dhe me integritet në të gjitha marrëdhëniet dhe veprimtaritë e saj të biznesit, kudo që operon, duke zbatuar dhe forcuar një sistem efektiv për parandalimin dhe luftimin e praktikave të ryshfetit dhe korrupsionit.

Shërbimet

EXCELLENCE IN SERVICE. EMPOWERING HEALTHCARE.

Medical Group ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe teknike për të ofruar shërbime që mbulojnë nevojat e tregut farmaceutik në Kosovë dhe rajon.

Hulumtimi dhe Analiza e Tregut

Para se të prezantojë ndonjë produkt të ri në treg, MG fillimisht analizon situatën epidemiologjike dhe mundësinë e trajtimit të pacientëve me këtë produkt, përfitimet klinike dhe efektivitetin e kostos, parametra të përcaktuar nga nevojat e pacientit.

1

Shitje, marketing dhe promovim

Ekipi i marketingut dhe promovimit të produkteve mjekësore, në kuadër të Medical Group operon në: • Analizën e tregut farmaceutik, duke identifikuar karakteristikat e produkteve farmaceutike dhe specifikat e ofertës dhe kërkesës;

2

Distribution and Storage

Me vendndodhje në periferi të kryeqytetit, 10 km nga qendra e Prishtinës, Medical Group ka depon më të avancuar për ruajtjen dhe shpërndarjen e produkteve dhe pajisjeve mjekësore. Objekti i projektuar për t'iu përshtatur natyrës së produkteve, me një hapësirë ​​prej 4500 m2, ka kapacitet të mjaftueshëm për ruajtjen dhe eksportimin e produkteve në tregjet fqinje.

3

Çështjet rregullative dhe Farmako-vigjilenca

Medical Group është e specializuar në ofrimin e shërbimeve këshilluese profesionale në fushën e shëndetësisë, çështjeve rregullatore dhe farmakovigjilencës. Këto aktivitete kryhen në përputhje me rregulloret, udhëzimet dhe praktikat sipas ligjeve në fuqi, për të gjitha kompanitë farmaceutike të cilat synojnë të hyjnë në tregun e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

4

Konsultime dhe Shërbime Këshilluese

Medical Group, me stafin e tij ekspert të trajnuar, ofron konsultime të vazhdueshme profesionale, për të shërbyer shërbime cilësore për tregun ku operon. Synimi është që partnerëve t'u sigurohet informacioni i nevojshëm, në mënyrë që të marrin vendimet e duhura në adresimin e nevojave të tregut në të cilin ata shërbejnë apo çdo studimi në të cilin ne marrim pjesë si partner lokal.

5

partnerët

Medical Group është përfaqësues ekskluziv dhe partner i markave më të njohura në industrinë farmaceutike dhe pajisje mjekësore.

Medical Group, përgjatë rrugëtimit të saj, ka krijuar rrjetin më të gjerë të bashkëpunimeve. Përmes kësaj, ka mundësuar trajtim dinjitoz të pacientëve në vendin tonë dhe qasje në brendet botërore medicinale.

Na kontaktoni dhe behuni parteri yne

    AL