Shërbimet
Kerkimi dhe analiza e tregut
Medical Group funksionon si një zinxhir i integruar, me bashkëpunim të ngushtë ndërmjet departamenteve dhe fokus të përbashkët në arritjen e objektivave
Para lançimit të produkteve të reja, kompania kryen analiza të thelluara të tregut, duke vlerësuar të dhënat epidemiologjike, nevojat e pacientëve dhe koston-efektivitetin, për të siguruar që çdo produkt të ofrojë vlerë reale klinike dhe ekonomike. Departamenti i marketingut integron kontrolle të rrepta të cilësisë me promovim të bazuar në evidencë, në përputhje me rregulloret evropiane dhe standardet etike. Kjo qasje na mundëson të parashikojmë nevojat e tregut, të qëndrojmë përpara konkurrencës dhe të ofrojmë vlerën maksimale për partnerët (profesionistët shëndetësorë) dhe pacientët.
Shërbimet
Shitja, Marketingu dhe Promovimi
Ekipi ynë i shitjes dhe marketingut ofron zhvillim të plotë të tregut, përfshirë:
- Vlerësimin e produkteve.
- Parashikimin dhe planifikimin e nevojave shëndetësore publike dhe private.
- Analizën e kërkesës dhe ofertës farmaceutike.
- Promovimin e përdorimit racional dhe të bazuar në prova të produkteve përmes komunikimit profesional dhe platformave digjitale.
- Zhvillimin e strategjive inovative për gjenerimin e kërkesës, përfshirë zgjidhjet për tregti elektronike dhe porositë online.

Shërbimet
Distribuimi dhe Magazinimi
Në dekadën e fundit, kompania ka fokusuar investimet në forcimin e zinxhirit logjistik dhe rrjetit të shpërndarjes.
Si rezultat, Medical Group ka marrë certifikata të rëndësishme si ESO, GDP (Good Distribution Practice) – e certifikuar nga Bureau Veritas dhe ISO 9001:2015 – e certifikuar nga TÜV Nord GmbH.
Vetëm 10 km larg Prishtinë, gjindet depo moderne e cila shtrihet në 4,000 m² dhe është e pajisur me sisteme të avancuara për ruajtje dhe shpërndarje të sigurt. Flota moderne, e përbërë nga vetura, furgonë dhe automjete të specializuara, operon plotësisht në përputhje me udhëzimet GDP dhe kërkesat e EMA-s, me monitorim të vazhdueshëm dhe në kohë reale të temperaturës përgjatë gjithë zinxhirit të furnizimit.
Kjo infrastrukturë i mundëson Medical Group të ruajë standardet më të larta të besueshmërisë dhe efikasitetit në shpërndarjen rajonale, duke fuqizuar praktikat e mira të shpërndarjes në të gjithë zinxhirin.
Shërbimet
Shërbimet këshilluese
Natyra e aktiviteteve tona të përditshme na ka shtyrë të reflektojmë thellë mbi shërbimet që u ofrojmë klientëve tanë multinacionalë. Ky mjedis na ka nxitur të zhvillojmë cilësi specifike në dorëzimin e shërbimeve, duke na mundësuar t’u përgjigjemi nevojave të partnerëve tanë me qasje dhe analiza të bazuara në evidencë.
Medical Group ofron zgjidhje profesionale këshilluese për tregun farmaceutik dhe të kujdesit shëndetësor, duke mbështetur partnerët me analiza të bazuara në të dhëna. Kështu u munësojmë atyre të marrin vendime të mbështetura në fakte dhe të maksimizojnë ndikimin. Ekspertiza jonë është njohur nga institucione si Bashkimi Evropian, Banka Botërore, USAID dhe UNICEF. Kemi luajtur rol kyç në zhvillimin e infrastrukturës shëndetësore në Kosovë dhe në forcimin e partneriteteve publike-private (PPP) si model për zhvillim të qëndrueshëm.
Shërbimet
Çështjet rregullatore dhe farmakovigjilenca
Për më shumë se një dekadë, kemi investuar në zhvillimin e njohurive dhe vetëdijes në fushën e çështjeve rregullatore dhe farmakovigjilencës.
Medical Group ofron shërbime të specializuara në çështje rregullatore dhe farmakovigjilencë, duke siguruar që kompanitë farmaceutike ndërkombëtare të përmbushin të gjitha kërkesat lokale, ligjore dhe etike. Ekipi ynë i ekspertëve ofron asistencë në çdo fazë të përputhshmërisë, duke filluar nga përgatitja e dosjes dhe mirëmbajtja e licencës së MA-së, duke garantuar fletëudhëzimet për pacientët dhe raportimin e farmakovigjilencës. Me përkushtimin tonë ndaj cilësisë së produkteve dhe sigurisë së pacientëve, kemi fituar besimin e partnerëve më të njohur botërorë, duke forcuar besueshmërinë dhe ngitur reputacionin tonë.

Shërbimet
Medical Group Sot
Sot, Medical Group L.L.C qëndron si një forcë udhëheqëse në kujdesin shëndetësor në Kosovë dhe Ballkan, me mbi 21 vjet përvojë në ofrimin e shërbimeve, zgjidhjeve dhe terapive të avancuara mjekësore. Kemi krijuar një reputacion për ngritjen e standardeve në kujdesin ndaj pacientit, trajtimin mjekësor dhe inovacionin në shëndetësi në gjithë rajonin.
Të orientuar drejt së ardhmes, po zgjerojmë në mënyrë strategjike ndikimin tonë rajonal dhe global, duke krijuar partneritete me prodhues kryesorë përmes prodhimit kontraktual, dhe duke u fokusuar në avancime inovative në biologji, gjenetikë dhe teknologji mjekësore të përparuar. Vizioni ynë është të parashikojmë nevojat shëndetësore të së ardhmes, duke krijuar zgjidhje të qëndrueshme dhe të bazuara në të dhëna, dhe kështu të pozicionojmë Medical Group si pionier në kujdesin shëndetësor të gjeneratës së ardhshme, si në nivel rajonal ashtu edhe në atë global.
Excellence in service. Empowering

