Kujdesi i natyrës për frymëmarrjen e foshnjeve tuaja
AQUA MARIS – BABY
Organizmi i njeriut është i krijuar për t`iu përshtatur natyrës, kushteve që na i ofron ajo dhe ekosistemit në të cilin jetojmë.
Si të tillë, ne ndikohemi nga ndryshimet klimatike, nga kushtet atmosferike, si dhe nga shumë faktorë të jashtëm të cilët direkt sulmojnë pjesët tona më të ndjeshme.
HUNDË E SHËNDETSHME, ORGANIZËM FUNKSIONAL.
Organizmat jetojnë, për aq kohë sa marrin frymë. Rëndësia e frymëmarrjes është jetike. Duhet trajtuar me kujdes të shtuar të gjithë procesin. Si proces, fillon me thithjen e ajrit nga zgavrat e hundës, i cili kalon në fyt, pastaj laring dhe trake, e kështu deri në mushkëri, duke e furnizuar organizmin me oksigjen dhe duke ndihmuar në largimin e dioksid karbonit.
Aquamaris përmbanë elektrolitet e detit adriatik.
Element ky i rëndësishëm për të ruajtur gjendjen ideale të frymëmarrjes
Sistemi i frymëmarrjes, me theks të vecantë pjesa fillestare e tij, hunda dhe fyti, pësojnë më së shumti nga infeksionet virale dhe bakteriale, gjë e cila ndikon edhe në funksionimin jo të drejtë të organizmit. Hunda është organi kryesor që ndihmon procesin e frymëmarrjes. Mukoza e saj ndikon në ngrohjen dhe njomjen e ajrit, gjë e cila parandalon futjen e baktereve të ndryshme nga jashtë. Për këtë arsye duhet të kemi kujdes në trajtimin e shëndetit të hundës dhe të sigurohemi që procesin e frymëmarrjes ta kryejmë përmes saj.


LIDHJA MES NATYRËS DHE ORGANIZIMIT
Ekspertët kanë konstatuar se për të përmirësuar bllokimet në hundë apo fyt dhe për të ruajtur gjendjen ideale të procesit të frymëmarrjes, vend të vecantë mbajnë elektrolitet e ujit të detit Adriatik. Ky element tashmë gjindet si përbërës kryesor i disa produkteve medicinale, në formë të pikave dhe sprejit, i përshtatshëm për foshnje, fëmijë dhe të rritur.
“Kanalet e bllokuara të frymëmarrjes,
ndikojnë në dobësimin e organizmit.
Foshnjet dhe fëmijët janë më të goditurit nga ky fenomen
”FRYMËMARRJE E LEHTË- MIRËPRITJE NË JETË!
Studimet tregojnë se infeksionet dhe viruset sulmojnë kryesisht sistemet më të dobëta imunitare, në vecanti të posalindurit dhe fëmijët. Kjo ndikon në komplikime të kanaleve të frymëmarrjes dhe dobësim të organizimit.
Roli juaj është që të siguroni zgjidhjen më të mirë për fëmiun tuaj. Trajtimin e sigurtë me përbërësit autentik dhe origjinal. Kur sulmohemi, zgjidhjen gjithmonë e kërkojmë tek natyra. Kthehemi aty ku përkasim. Për hundë të shëndetshme dhe frymëmarrje të plotë, zgjidhjen e kemi në Adriatik.
“Aqua Maris Baby është linjë e produkteve
natyrore,me bazë ujine detit Adriatik,
i cili siguron shëndet të plotë të hundës”
Aqua Maris Baby – përmbanë elektrolitet e ujit, të rekomanduara nga ekspertët dhe mund të sigurohet në cdo farmaci. Është produkt i përshtatshëm dhe i rekomanduar për përdorim tek foshnjet dhe fëmi jët. Aquamaris është produkt Kroat, i prodhuar nga kompania Jadran Galenski Laboratorij – Rijekë , e sjellur në Kosovë nga Medical Group. Në dispozicion gjindet edhe si produkt për të rritur. Ne rekomandojmë Aquamaris Baby për shkak të përmbajtjes dhe rezultateve që i ofron.
PSE PËRDORET AQUAMARIS BABY:
-Për të trajtuar higjienën e përditshme të hundës së foshnjës
-Sipas nevojës, para të ushqyerit me gji apo me biberon
-Në rast të ftohjeve apo alergjive
-Në rastet e tharjes së mukozës së hundës për shkak të qëndrimit në dhoma me temperaturë shumë të lartë apo në ambientet e pajisura me kondicioner ajr
-Për infeksionet e veshit, si mbështetje e terapisë së përshkruar nga mjeku
CKA DUHET TË KEMI PARASYSH KUR ZGJEDHIM NJË PRODUKT MEDICINAL
-Përmbajtjen e produktit dhe qëllimin
-Origjinën e produktit dhe përbërësve
-Emrin dhe historinë e kompanisë përfaqësuese dhe prodhuesve – Brendin e produktit
-Detaje të prodhimit dhe afatit të përdorimit
Kur zgjedhni produktet për trajtimin e hundës dhe fytit, për kujdesin ndaj kanaleve të frymëmarrjes dhe sigurimit të një gjendje ideale të organizmit tuaj me frymëmarrje ideale, zgjedhni AQUA MARIS
Mbi 25.000 Euro për klinikën e Onkologjisë
Katër shtretër të rinjë, multi funksional dhe mjaft të avancuar, për trajtimin e pacientëve në Onkologji.
Klinika e Onkologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pranon 5+ shtretër të rinjë multi funksional dhe mjaft të avancuar, të prodhuesit Slloven Novak M..
Shtretërit “Zero G” janë donacion i kompanisë Medical Group,
dhe arrijnë vlerën në mbi 25.000 Euro.
Medical Group, distributor i barnave dhe paisjeve mjekësore, krahas dhurimit të shtretërve, ka ofruar edhe renovimin e tërësishëm të njërës nga dhomat në të cilën do të vendosen shtretërit, duke e shndërruar atë në një hapësirë më interaktive, shumë funksionale dhe pozitive.
Medical Group, vazhdimisht kontribuon në mirëqenjen e komunitetit ku vepron.
Misioni i saj është të ofrojë qasje dhe trajtim të dinjitetshëm medicinal, për të gjithë.


Është i jashtëzakonshëm ndikimi pozitiv që ky donacion do të ketë në zhvillimin e proceseve dhe mbarëvajtjen e punëve në klinikën Onkologjike.
Shërbimet e Onkologjisë në Kosovë, janë ofruar tash e një kohë të gjatë. Në fillim në kuadër të klinikave të tjera, të shpërndara varësisht nga anatomia e sëmundjes, e pastaj në kuadër të Institutit të krijuar Onkologjik.
Nga viti 2010 deri në vitin 2012 ka filluar dhe është bërë centralizimi i tërësishëmi institutit,
deri në krijimin e një klinike më vete në vitin 2013.
Onkologjia si klinikë, pavarësisht profesionistëve të angazhuar, nuk ka kapacitete të mjaftueshme për trajtimin e të gjitha rasteve me nevojë. Përpos mungesës së theksuar të resurseve teknike, raporti në numër, mjek- pacientë, është në disproporcion.
Platforma e parë virtuale farmaceutike
Shneta.com është platformë e ideuar, krijuar dhe fuqizuar tërësisht nën umbrellën e Medical Group.
E dedikuar për ofrimin online të barnave dhe paisjeve medicinale, shneta është krijuar për të lehtësuar përditshmërinë e cdo individi në nevojë për produktet përkatëse.
E implementuar me kujdes dhe duke ndjekur të gjitha rregullat dhe hapat e përcaktuar nga rregullatori farmaceutik, Medical Group në treg po ofron mundësinë e porosisë online të barnave, pranimin e tyre përmes postës dhe pagesën përmes bankës apo në cash, në momentin e pranimit.
I gjithë procesi monitorohet nga ekipi i angazhuar në
menaxhimin e platformës.
Secila porosi para se të aprovohet, do të shqyrtohet dhe konfirmohet nga farmacistët e licencuar, të angazhuar ekskluzivisht për përcjelljen e porosive të cilat do të realizohen përmes plafromës “Shneta.com”.
Shneta është plafrorma e parë e këtij lloji në vend dhe rajon.
Si fillim, shneta.com do të ofrojë të gjitha produktet nga brendet përfaqësuese të Medical Group, përfshirë këtu vitamina, barna për të rritur dhe fëmijë, kujdes personal, kujdes për lëkurë, paisje medicinale etj, të gjitha të brendeve të njohura botërore: Pfizer, astra Zeneca, Hartmann, Natural Wealth, Uriage, JGL, etj


Shneta.com synon që, me kohën, të ofrojë të gjitha brendet farmaceutike
të cilat janë në interes të përdoruesit të platformës.
Do të përfshijë brende nga përfaqësues të ndryshëm
dhe prodhues të licencuar.
Cmimet e produkteve në platformë do t`iu përmbahen rregullave të tregut dhe parimisht do të jenë më të lira, konsideruar faktin se Medical Group, do të jetë shitësi direkt i brendeve të saj përfaqësuese.