Shërbimet
Hulumtimi dhe
Analiza e Tregut
Medical Group para se të prezantoj cilindo produkt të ri në treg, fillimisht analizon situatën epidemiologjike dhe mundësinë e trajtimit të pacientëve me këtë produkt, benefitet klinike dhe kosto-efektivitetin, parametra të caktuara nga nevojat e pacientit.
Medical Group ka rritur shërbimet e kontrollit të cilësisë, brenda departamentit të Marketingut, duke përdorur me shumë kujdes teknikat e hulumtimit dhe analizës së tregut dhe promovimit. Kjo realizohet në bazë të rregullativës ligjore dhe etikës së promovimit të barnave, për të monitoruar konkurrencën dhe për të përmbushur në mënyrën më efektive nevojat individuale e grupore të konsumatorëve dhe partnerëve që përfaqëson.
Shërbimet
Shitje, marketing
dhe promovim
Ekipi i marketingut dhe promovimit të produkteve medicinale, brenda Medical Group, operon në:
• Analizën e tregut farmaceutik, duke identifikuar karakteristikat e produkteve farmaceutike dhe specifikat e furnizimit dhe kërkesës;
• Parashikimin dhe planifikimin e zhvillimit të produkteve medicinale në bazë të nevojave nga institucionet publike e private shëndetësore
• Përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në ofrimin e kujdesit farmaceutik për konsumatorët, përmes krijimit të një informacioni racional përmes rrjeteve sociale
• Zhvillimi i metodave më të avancuara për gjenerimin e kërkesës për mallra dhe shërbime farmaceutike (blerje dhe porosi online)
Shërbimet
Shpërndarja dhe Ruajtja e
barnave dhe pajisjeve mjekësore
E vendosur në periferi të Prishtinës, 10 km nga qendra e Prishtinës, Medical Group posedon magazinën më të avancuar për ruajtjen dhe shpërndarjen e produkteve dhe paisjeve mjekësore.
Objekti i projektuar për t`iu përshtatur natyrës së produkteve, me një hapësirë prej 4.500m₂, ka kapacitet të mjaftueshëm për ruajtje dhe eksportim të produkteve edhe në tregjet fqinje.
Poashtu, resurset e mjaftueshme teknike të Medical Group përfshirë veturat, furgonët dhe të gjitha automjetet transportuese me standardet adekuate për operim, me monitorim të temperaturës përgjatë gjithë linjës transportuese në baza ditore, e vendosin Medical Group në një nivel më të lartë të shërbimit dhe efikasitetit në proceset e shpërndarjes së barnave, gjithmonë ne pajtim me udhezimet dhe kërkesat e GDP-së dhe rregulloreve të EMA-së.
Shërbimet
Konsultime dhe
Shërbime Këshilluese
Medical Group, me stafin e përgatitur të ekspertëve, ofron konsulta të vazhdueshme profesionale, me qëllim të servimit të shërbimeve cilësore për tregun ku operon.
Qëllimi është që partnerët tanë të jenë të pajisur me informacionet e nevojshme për të marrë vendimet e duhura në trajtimin e nevojave të tregjeve në cilat shërbejnë apo ndonjë studim në të cilin ne marrim pjesë si partner lokal.
Ne jemi të vetëdijshëm se monitorimi i përditësuar i tregjeve kërkon punë të përditshme kërkimore edhe nëse tregu në fjalë është i përcaktuar qartë. Kjo duke u nisur nga fakti se operojmë në një hapësirë gjeografike e cila ende nuk është pjesë e BE-së, dhe jemi nën influencën e tregjeve të mëdha të cilat reflektojnë standard europian, si në shërbime cilësore ashtu edhe në ato etike dhe humane.
Kjo na bënë të jemi vigjilent dhe të insistojme në përçimin e mesazheve tona etike dhe profesionale.
Përmes seminareve dhe trajnimeve profesionale, të organizuara me përkrahjen e donatorëve të ndryshëm, si dhe, me pjesëmarrjen direkte në projektet kërkimore, të financuara nga organizatat ndërkombëtare, si: Bashkimi Evropian, Banka Botërore, USAID, UNICEF, etj.
Medical Group, ka asistuar në infrastrukturën dhe planifikimin e institucioneve të reja shëndetësore private dhe Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës
Ky akt njihet si kontribut i konsiderueshëm në përmirësimin e kualitetit të shërbimeve klinike dhe në menaxhimin ditor në Klinikat e QKUK-së, përfshirë edhe spitalet regjionale dhe ato private. Përfshirja e kompanisë nëpër këto projekte ka ndihmuar në mënyrë të theksuar në përmirësimin e të kuptuarit dhe rëndësisë së partneritetit publiko-privat (PPP), i identifikuar si faktor kyç në zhvillimin dhe përmirësimin e sistemit dhe kujdesit shëndetësorë në tërësi.
Medical Group ka krijuar një eksperiencë substanciale, duke ju shërbyer kompanive multinacionale në industrinë farmaceutike. Gjithashtu, kemi asistuar edhe donatorët e huaj në projekte të ndryshme lokale dhe ndërkombëtare të cilat kanë lënë shenja pozitive në zhvillimin e sektorit shëndetësor. Këto aktivitete kanë krijuar një bagazh profesional të patjetërsuar për kompaninë tonë.
Shërbimet
Çështjet rregullative
dhe Farmako-vigjilenca
Medical Group është e specializuar në ofrimin e shërbimeve profesionale të konsulencës në lëminë e shëndetësisë, çështjeve rregullative dhe farmakovigjilencës.
Këto aktivitete zhvillohen në përputhje me rregulloret, udhëzimet dhe praktikat sipas ligjeve në fuqi, për të gjitha kompanitë farmaceutike të cilat synojnë të futen në tregun e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ky shërbim ofrohet nga një personel i kualifikuar, të cilët me shumë përgjegjësi trajtojnë cdo detaj dhe zbatojnë cdo veprim të paraparë. Kjo qasje ka ndikuar në ngritjen e besueshmërisë profesionale nga partnerët tanë, të njohur për linjat prestigjioze dhe shumë cilësore të produkteve dhe paisjeve medicinale.
Një ekip kompakt, i përbërë nga një personel i kualifikuar në disiplina të ndryshme, është i trajnuar që me sukses të plotë të asistojë në çeshtje të kompliancës farmaceutike, me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë dhe sigurisë së produkteve, përmes:
•Përgatitjes së dokumenteve të caktuara për dorëzim në organet kompetente në menaxhimin e informacionit;
•Mirëmbajtjen e licencave MA përgjatë gjithë ciklit, që nga koha e aplikimit e deri në aprovim;
•Përgatitjen e të gjitha dokumenteve në gjuhët lokale, të qasshme për produktet dhe fletëpalosjet e informacionit për pacientët;
•Kordinimin e detyrave në departamentin e farmakovigjilencës;
•Menaxhimin dhe raportimin e çdo efekti anësorë apo ankese pas përdorimit të produkteve dhe paisjeve medicinale si dhe dorëzimin e raportimeve periodike për sigurinë e tyre;
•Menaxhimin dhe implementimin e inspektimeve interne