Mbi 25.000 Euro për klinikën e Onkologjisë

Katër shtretër të rinjë, multi funksional dhe mjaft të avancuar, për trajtimin e pacientëve në Onkologji.

Klinika e Onkologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pranon 5+ shtretër të rinjë multi funksional dhe mjaft të avancuar, të prodhuesit Slloven Novak M..

Shtretërit “Zero G” janë donacion i kompanisë Medical Group,
dhe arrijnë vlerën në mbi 25.000 Euro. 

Medical Group, distributor i barnave dhe paisjeve mjekësore,  krahas dhurimit të shtretërve, ka ofruar edhe renovimin e tërësishëm të njërës nga dhomat në të cilën do të vendosen shtretërit, duke e shndërruar atë në një hapësirë më interaktive, shumë funksionale dhe pozitive.

 

Medical Group, vazhdimisht kontribuon në mirëqenjen e komunitetit ku vepron.
Misioni i saj është të ofrojë qasje dhe trajtim të dinjitetshëm medicinal, për të gjithë.

Është i jashtëzakonshëm ndikimi pozitiv që ky donacion do të ketë në zhvillimin e proceseve dhe mbarëvajtjen e punëve në klinikën Onkologjike.

Shërbimet e Onkologjisë në Kosovë, janë ofruar tash e një kohë të gjatë. Në fillim në kuadër të klinikave të tjera, të shpërndara varësisht nga anatomia e sëmundjes, e pastaj në kuadër të Institutit të krijuar Onkologjik.

Nga viti 2010 deri në vitin 2012 ka filluar dhe është bërë centralizimi i tërësishëmi institutit,
deri në krijimin e një klinike më vete në vitin 2013.

Onkologjia si klinikë, pavarësisht profesionistëve të angazhuar, nuk ka kapacitete të mjaftueshme për trajtimin e të gjitha rasteve me nevojë. Përpos mungesës së theksuar të resurseve teknike, raporti në numër, mjek- pacientë, është në disproporcion.

en_USEN