Platforma e parë virtuale farmaceutike

Shneta.com është platformë e ideuar, krijuar dhe fuqizuar tërësisht nën umbrellën e Medical Group.

E dedikuar për ofrimin online të barnave dhe paisjeve medicinale, shneta është krijuar për të lehtësuar përditshmërinë e cdo individi në nevojë për produktet përkatëse.

E implementuar me kujdes dhe duke ndjekur të gjitha rregullat dhe hapat e përcaktuar nga rregullatori farmaceutik, Medical Group në treg po ofron mundësinë e porosisë online të barnave, pranimin e tyre përmes postës dhe pagesën përmes bankës apo në cash, në momentin e pranimit.

I gjithë procesi monitorohet nga ekipi i angazhuar në
menaxhimin e platformës.
 

Secila porosi para se të aprovohet, do të shqyrtohet dhe konfirmohet nga farmacistët e licencuar, të angazhuar ekskluzivisht për përcjelljen e porosive të cilat do të realizohen përmes plafromës “Shneta.com”.

Shneta është plafrorma e parë e këtij lloji në vend dhe rajon.

Si fillim, shneta.com do të ofrojë të gjitha produktet nga brendet përfaqësuese të Medical Group, përfshirë këtu vitamina, barna për të rritur dhe fëmijë, kujdes personal, kujdes për lëkurë,  paisje medicinale etj, të gjitha të brendeve të njohura botërore: Pfizer, astra Zeneca, Hartmann, Natural Wealth, Uriage, JGL, etj

Shneta.com synon që, me kohën, të ofrojë të gjitha brendet farmaceutike
të cilat janë në interes të përdoruesit të platformës.
Do të përfshijë brende nga përfaqësues të ndryshëm
dhe prodhues të licencuar.

Cmimet e produkteve në platformë do t`iu përmbahen rregullave të tregut dhe parimisht do të jenë më të lira, konsideruar faktin se Medical Group, do të jetë shitësi direkt i brendeve të saj përfaqësuese.

sqSQ